Silva nënshkruan kontratë të re me Cityn

Mesfushori spanjoll, David Silva, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Cityn.
Interesim i Real Madridit i ka detyruar drejtuesit e klubit anglez që të sigurojnë shërbimet e 26-vjeçarit për një periudhë më të gjatë.

“Jam shumë i kënaqur, sepse jam këtu qe dy vite dhe ndjehem shumë i lumtur te klubi, në qytet dhe me të gjithë njerëzit”.

“Prandaj jam i ngazëllyer që e kam vazhduar kontratën dhe qëndrimi këtu është njësoj si në shtëpi”, ka thënë Silva për faqen zyrtare të Cityt./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button