Tetovë, MLT rrënon ndërtesën e banimit, pronarët në pranga

Tre persona mbahen në arrest për shkak se kanë penguar rrënimin e një objekti në afërsi të shkollës së mesme Tekstile në Tetovë. Bëhet fjalë për një ndërtesë banimi e cila është rrënuar nga Inspektorati i Ministrisë së transportit dhe lidhjeve në orët e paraditës së sotme.

Zyrtarisht nga Policia e Tetovës kanë njoftuar se kanë arrestuar tre personat nga fshati Poroj.

 “Me kërkesë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, SPB-ja e Tetovës asistoi në rrënimin e objektit në rrugën “180” në Tetovë me ç`rast për në stacionin policor në Tetovë janë shoqëruar D.A ( 42), F.A (28) dhe H.H (47) të gjithë nga fshati Poroj, të cilët kanë penguar aktivitetet për rrënimin e objektit. Pas zbardhjes së rastit do të iniciohen edhe padi adekuate”, tha zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Marjan Josifovski.

Nga Komuna e Tetovës thonë se aspak nuk kanë qenë të informuar për veprimet e marra për rrënimin e objektit në fjalë. Sipas informatave që i posedon komuna për objektin në fjalë nuk ekziston aktvendim i plotfuqishëm për rrënim dhe për të njëjtin është duke u zhvilluar konflikt administrativ pranë gjykatës administrative në Shkup dhe gjithashtu për të njëjtin objekt ekziston kërkesë aktive për legalizim në bazë të Ligjit për legalizim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button