LSDM: Qeveria gënjen për të fshehur recesionin

LSDM-ja opozitare vlerëson se pushteti po tenton ta minimzojë faktin se ekonomia e Maqedonisë është në recesion dhe kërkon që Qeveria të ndërmerr hapa urgjente për tejkalimin e problemeve në ekonomi.

Nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski tha se në tentim që të lirohet nga përgjegjësia për recesion, përfaqësuesit e pushtetit kanë parashtruar të pavërteta se edhe BE-ja dhe eurozona janë në recesion.

Sipas Jovanovskit, tani prioritet është që qytetarët dhe firmat së bashku ta mbijetojnë krizën, ndërsa Qeveria të marrë vendime të mençura dhe të guximshme me ndalimin e të gjitha harxhimeve joproduktive. 

“Duhet të ndërpriten të gjitha reklamat dhe fushata qeveritare, të gjitha sponzorimet e Qeverisë dhe të ndërmarrjeve publike, si dhe të ndalen të gjitha porositë e reja të përmendoreve, fasadave, furnizimeve të automjeteve” tha Jovanovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button