Shqipëri, PS vendos të miratojë heqjen e imunitetit

Ligjvënësit socialistë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë vendosën që të votojnë pro heqjes së imunitetit. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, e cila drejtohej nga Gramoz Ruçi.

Imuniteti ka qenë që prej dështimit të seancës së 6 gushtit, ‘mollë sherri’ mes mazhorancës dhe opozitës. Mazhoranca kërkoi që forcat politike në vend të votojnë heqjen e imunitetit më 6 gusht, ndërkohë që opozita kundërshtoi fort duke propozuar një paketë me kushte ndër të cilat vihej theksi tek një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë.

Në këtë pikë, mazhoranca paralajmëroi nisjen e procedurave për mbajtjen e një Referendumi popullor nëse PS nuk do e votonte brenda shtatorit nismën e saj, transmeton BalkanWeb.

Konferenca e Kryetarëve, miratoi sot kalendarin 3 javor të punës, ndërkohë pritet që nesër në orën 11:30 të mbahet seanca plenare. Nisur nga zhvillimet e fundit brenda opozitës për cështjen e imunitetit pritet që nesër rreth orës 11:00 të ketë një takim mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Astrit Patozit dhe e Gramoz Rucit, ku pritet të vendoset edhe për paketën e propozimeve të PS, të cilat me 16 vota kundër dhe me 11 pro, u rrëzua nga Këshilli i Legjislacionit te premten pas seancës dëgjimore me grupet e interesit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button