Isen Shabani kandidat i PDSH-së për komunën e Vrapçishtit

Partia Demokratike Shqiptare Dega në Vrapçisht mbajti Kuvend zgjedhor në të cilin zhvilloi punimet. Në këtë Kuvend u zgjodh kandidati për Kryetar të komunës së Vrapçishtit dhe lista e kandidatëve për këshilltarë që do të përfaqësojnë PDSH-në në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit unanimisht u zgjodh z.Isen Shabani, i cili falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë dhe u shpreh:

“E ndërmora këtë hap të rëndësishëm, bashkë me Partinë Demokratike Shqiptare dhe me ju këshilltarë të nderuar që t’i themi mjaft më këtij pushteti lokal që nuk është afër popullit dhe nuk ofron zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet populli. Për fat të keq, ky pushtet lokal për një dekadë të tërë nuk arriti të realizojë asnjë projekt në të mirë tonën. Asnjë premtim që dha nuk e mbajti. Prandaj e pranova këtë kandidaturë, sepse jam i bindur thellë që kjo gjendje mund të ndryshohet bashkërisht nga të gjithë ne. Ne kemi vizionin tonë dhe planet tona për të përmirësuar jetën dhe për të zhvilluar komunën”.

Punimet e Kuvendit të degës së Vrapçishtit i përshëndeti Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili tha:

“Më lejoni dy tre konstatime politike ti bëj bashkërisht me ju. Ju e dini se na kanë sulmuar se jemi bërë të mërzitshëm me çështjen kombëtare, duke përmend çështjen kombëtare duke përmend shqiptarinë, shpjegoni se çështja kombëtare ka të bëjë prej te buka e gojës, oborri i shtëpisë, shtëpia si duhet, kanalizimi si duhet, infrastruktura si duhet shkolla si duhet, universiteti si duhet, parandalimi i ikjes së të rinjve, parandalimi i shkatërrimit të territoreve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button