Roma gabon, Napoli fiton

Roma ka dështuar të mbajë epërsinë e dy golave në takimin ndaj Bolonjës për të pësuar disfatë në Olimpico, teksa Napoli u tregua i pamëshirshëm për Parmën në San Paolo.

Roma arriti shpejt te golat me anë të Florenzit (6’) dhe Lamelas (16’), por epërsinë e dy golave për dy minuta e shkrinë mysafirët e Bolonjës të cilët një herë me Gilardinon (72’) dhe më pas edhe me Diamantin (73’) realizuan sa për të nxjerrë një pikë nga Olimpico. Në fund Bolonja shënoi fitore me anë të golit të dytë të Gilardinos për 3-2 (90’)

Napoli bëri proces të shkurtër me Parmën duke realizuar dy gola në shpejtësi dhe më pas duke vulosur në fund takimin për 3-1 me anë të Insignes.

Roma pas tri javësh ka katër pikë në tabelën e Serie A, teksa Napoli është në pozitën e parë me nëntë pikë bashk me Lazion dhe Juventusin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button