Sulm me miell kundër Berishës, pezullohen 13 policë

Incidenti i të enjtes paradite, ku makina e kryeministrit Sali Berisha u qëllua me qese mielli nga dy ish-të përndjekur politikë, në momentin që po i drejtohej godinës së Parlamentit është shoqëruar me masa ndëshkimore për policët e komisariatit numër 1 në Tiranë. 

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se me urdhër të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj 13 policë të këtij komisariati janë pezulluar nga detyra, mes të cilëve janë edhe komadanti i grupit dhe shefi i rendit në komisariatin numër 1. 

Të prekurit nga ky vendim do të kalojnë në komisionin e disiplinës për t’iu nënshtruar masave për mosndërhyrje e mos neutralizim të dy personave që goditën makinën e kryeministrit. 

Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e të enjtes kur, ish të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollcaku, qëlluan me qese me miell në drejtim të makinës së kreut te ekzekutivit përballë Parlamentit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button