Një taksist i rrejshëm plaçkiti dhe sulmoi një person

Një banore e Prilepit është plaçkitur dhe sulmuar prej një vizitësi, i cili iu prezantua si taksist dhe i cili duhej ta dërgonte deri në shtëpi, kumtoi MPB-ja.

Të hënën rreth orës 17:30 shtatëdhjetë e dy vjeçarja N.J nga Prilepi ka pritur transport në fshatin Llozani të Manastirit. Derisa ka pritur u ndal një automobil, shoferi i të cilit u prezantua se është taksist ku me vete kishte edhe tre udhëtarë.

Gruaja hipi në automobil me shpresë se do të shkonte deri në shtëpi. Por tek fshati Alinci, vozitësi i tha gruajës dhe dy udhëtarëvve tjerë që të dalin nga automobili dhe ta presin, për të kryer një punë.

Më pas banorja e Prilepit u sulmua dhe u plaçkit. u godit me shkelma dhe grushta dhe i vodhën tre unaza të arit, zinxhirë, 1.200 denarë, gjegjësisht kanë bërë dëm prej rreth 40.000 denarëve. Policia punon në pastrimin e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button