Vilanova “snobon” El Clasicon për Ch. League

Spanja mund të ziejë për El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit, por mendimet e Vilanovës për momentin shkojnë vetëm për ndeshjen e Uefa Champions Ligë ndaj Benfikës. Për trajnerin e Barcelonës, ndeshja me Realin është e largët, ndërsa ajo që troket është transferta portugeze:

“Për mua ndeshja më e rëndësishme është ajo me Benfikën, për el clasicon ka kohë. Sfida pasardhëse është gjithmonë më e rëndësishmja sidomos kur bëhet fjalë për Champions Ligë. Një humbje në këtë kompeticion mund të të krijojë probleme për renditjen”.

Tito kërkon që të tijët të përqëndrohen vetëm në përballjen e Da Luz dhe për një arsye të thjeshtë, Benfika është rivali kryesor në grup dhe nuk është aspak një kundërshtar për t’u nënvlerësuar:

“Kundërshtarët tanë luajnë në shtëpi. Është një ekip i madh dhe do të kërkojë të fitojë. Nuk mendon se ata do të mblidhen në mbrojtje por nëse e bëjnë dicka të tillë atëherë ne do të përpiqemi prapë të japim më të mirën tonë. Në dy ndeshjet e fundit që Barcelona ka luajtur në fushën e tyre nuk ka mundur të shënojë”.

Lajmi i mirë për Vilanovën në prag të kësaj ndeshjeje është rikthimi në fushë i kapitenit Pujol, ndërsa pritet që të riaftësohen dhe Iniesta dhe Adriano./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button