PS i përgjigjet argumentit të Berishës

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri akuzoi mazhorancën se e ka nisur me shkelje flagrante zbatimin e kodit të ri zgjedhor. 

Gjatë një interviste direkte në edicionin qëndror të Lajmeve në Top Channel, ai tha se procedura e zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së është shumë e qartë në ligj, por mazhoranca po përpiqet të zbatojë një skenar të parashkruar, duke anashkaluar ligjin dhe procedurat parlamantare që ai parashikon. 

 Gjiknuri tha se PS është e gatshme të zbatojë rregulloren dhe të dëgjojë në një seancë të posacme të gjitha kandidaturat, si ato për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ashtu edhe kandidatët për kryetar të këtij institucioni. 

“Ligji ka parashikuar që procedura e zgjedhjes se kryetarit është e ndarë nga anëtarët e KQZ-së. Kjo sajesë e zotit Berisha, që unë po e dëgjoj për herë të parë, në fakt është një gjë që vetë kryetari i komisionit të ligjeve e ka kërkuar, zoti Rusmajli, i cili tha meqënëse ky është atributi i partive politike, pra zgjedhja e anëtarëve të tjerë ne nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë. Por po e them shumë qartë që nëse kjo është dëshira e zotit Berisha, që nesër Komisioni i Ligjeve të organizojë një seancë dëgjimore edhe për anëtarët që propozohen nga PS apo të gjithë partitë e tjera, duke e përfunduar të gjithë procedurën në kohë. Unë nuk e di kush janë motivet e vërteta, mund të kenë motivet e tyre politike ose motivi i vërtetë qëndron tek produkti politik që ata duan të nxjerrin. Pra duke i fshehur transparencën publikut kërkojnë që të fshehin kandidaturat e mirëfillta politike dhe pa asnjë vlerë për menaxhimin e zgjedhjeve”, deklaroi Gjiknuri.   /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button