Shqipëri, opozita largohet sërish nga Komisioni i Ligjeve

Partia Socialiste ka braktisur mbledhjen e së hënës në Komisionin e Ligjeve, që kishte në rend të ditës projektligjin për nëpunësitë civil, që kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend.

Mbledhja ka nisur me debatet mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës, pasi PS ka deklaruar që shqyrtimi i ligjeve me shumicë të cilësuar nuk do të bëhet nga ana e opozitës pa gjetur më parë zgjidhje çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit, raporton Top Channel.

Deputeti Fatmir Xhafaj ka lëshuar akuza ndaj PD, e cila sipas tij po e trajton ligjin për nëpunësin civil sikur të ishte prona e qeverisë.

“Do të shqyrtojmë ligjet me 3/5 pas zhbllokimit të Qarkut të Fierit. Nuk marrim pjesë në seancë për këtë pikë”, tha Xhafaj.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ka reaguar pas vendimit të opozitës, duke theksuar se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës dhe nuk është opozita që e dikton këtë gjë, por ligji.

“Ne na urdhëron ligji dhe rregullorja të diskutojmë projektligjin. Po kush e urdhëron opozitën që të bllokojë dhe kërcënojë në komisionet parlamentare?”, tha Rusmajli./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button