Shumë pranë Lindjes së Afërt

Një student i pasur dhe profesori i tij, duke shëtitur rrugës vërejtën një njeri të varfër, si me vështirësi e punon tokën.

“Hajde të tallemi me fukaranë”, propozoi studenti. Do t’ia fshehim këpucët pas kaçubës, për të testuar reagimin e tij”. Profesori nuk u pajtua me këtë propozim, por insistoi për diçka krejtësisht të kundërt.

“T’ia bëjmë kështu”, propozoi profesori. Në çdo këpucë të fshatarit të vendosim nga një monedhë ari, e më pas të fshihemi, për të parë se si do të reagojë”. Pas përfundimit të punës, fshatari shkoi që të bëhet gati dhe të shkojë në shtëpi. U çudit kur në të dyja këpucët e tij gjeti monedha të çmueshme. Rra në gjunjë, me kokën e ngritur drejt qiellit dhe duke qarë, me tërë zërin, filloi të brohoris: “Zot i dashur, falënderit që përfundimisht lëshove mëshirë dhe i pranove lutjet e mia të kamotshme, që t’mi shkurtosh hallet e kësaj bote. Në fund, të paktën fëmijët e mi do të pushojnë së qari për shkak të urisë. Por edhe gruan e sëmurë të palëvizshme do të mund ta çojë në mjek”.

Profesori e shikoi studentin, sytë e të cilit tashmë ishin mbushur me lot dhe tha: “E çfarë do të ndodhte sikur të talleshim me tragjedinë e tij?” Prijësit tanë një periudhë të gjatë tallen me fatin tragjik të dy milionë njerëzve, të cilët tani më shumë frikësohen nga jeta, se sa nga vdekja. Bënë që jeta njerëzore të mos ketë më shumë vlerë se një fletëvotim. 
Gjatë një gjendje të tillë tragjikomike, njerëzve u mbetet në dëshpërim të luten: “O Zot, na ruaj nga pushteti që ndërton të kaluar, e rrënon të ardhmen, i cili premton mjaltë e qumësht, e realizon hudhër e ujë, i cili i shkon rrotull Zotit, ndërsa flirton me djallin, i cili proklamon liri, ndërsa praktikon diktaturë, i cili predikon moral, ndërsa praktikon kriminalitet, i cili na premton qiellin, ndërsa realizon nëntokën, i cili betohet në të vërtetën, ndërsa jeton me rrenën…Na ruaj, Zot, nëse ka mbet diçka për të ruajtur”.

Që në fillim të sundimit të këtij pushteti nuhatej synimi drejt antidemokratizimit serioz. Pushteti shumë ka folur, ndërsa intelektualët shumë kanë heshtur. Si duket lehtësisht e konvertuan të drejtën e shprehjes publike për para personale. Me një populizëm të paparë, u lançua fryma e rrejshme rilindëse në oborrin e secilit, në shtëpinë e secilit, në kokën e secilit, në shpresën e secilit. Ishte prezent edhe në shtretërit martesor. Imponohej bindja se ajo që është duke u ndodhur njerëzve nuk është përditshmëri, por fat i bekuar i rrallë, që mund të ndonjë vetëm një herë në njëmijë vjet. Ndonëse, në thelb, bëhej fjalë për një imitim të zbehtë të revolucionit famëkeq kulturor të Mao Ce Tung-ut. “Le të çelin qindra lule”.

“Le të ndërtohen qindra shkolla”. “Le të ndërtohen qindra hidrocentrale dhe diga”. “Le të mbillen miliona fidanë”. “Le të instalohen qindra mijëra kompjuterë”. Dhe një varg sloganesh tjera, të ëmbla për veshin, por të hidhura për të vërtetën. Të hidhura, sepse lulet shpejt u vyshkën, shkollat u shndërruan në hangar, hidrocentralet i mori uji, fidanët  nuk arritën të bëhen trupa, kompjuterët përfunduan në deponi..gjithçka rra në ujë dhe tani e kuptojmë se tërë kohën kemi qenë të ushqyer me lugë të zbrazur.

Na kaploi varfëria rekorde, për shkak të cilës këto gjashtë vite mbi njëqind mijë qytetarë përgjithmonë i braktisën vatrat e tyre dhe u shndërruan në mall eksporti. Për gjashtë vite e dyfishuam borxhin e jashtëm, ndërsa dhjetë herë e rritëm borxhin e brendshëm. E asnjë projekt produktiv të del në shesh. “Shkupi 2014” do të mbetet turpi historik, i cili do ta simbolizojë piramidën fatale, në themelet e së cilës është fshehur pasuria e faraonëve mendjesëmurë.

Faraonë të cilët mirë e kanë gjetur kohën që ne e humbëm. Ky projekt ka për qëllim që njerëzit t’i mbajë në qiell, që të mos shohim çka po ndodh në nëntokën.

Çka do të fitonin qytetarët me këto 400 milionë euro, sa edhe kushton ky lakanderi? Ekonomistët thonë se të ishin investuar ato para racionalist, në ekonomi, në formë të kredive të volitshme, do të fitonim së paku 200.000 punësime të reja, direkte dhe indirekte. Do të shpëtonin shumë njerëz nga hallet dhe mjerim, ndërsa paratë sërish do të ktheheshin, për investim të serishëm.

Për vetëm 100 milionë euro do të ndërtohej poliklinika më moderne në rajon, me pajisje të plotë për të gjitha sëmundjet, me çka shteti do të kursente disa miliona euro në vit dhe shumë jetëra njerëzish. Por, pushteti vazhdon të tallet me qytetarët, jetërat e të cilëve tani vlejnë më pak se një përmendore mediale pa jetë. Por, pushteti edhe për këtë kolaps kishte logjistikë të fuqishme mediale, deri në atë nivel që edhe ferrin na tregonin sikur të jetë parajsë. Duke na seruar gënjeshtra të gëzuara, ndërsa duke shtrembëruar të vërtetat e trishtuara, duke këmbëngulur të na bind se më i mirë se engjëlli i bardhë është pikërisht djalli i zi.

E çka tjetër mund të presim nga pushteti me talent të shkathët për të pezulluar të drejtën, të shemb sisteme, të shkatërrojë institucione, të shkel mbi dinjitetin njerëzor, të mbyllin mediume? Nga prijësit, të cilët tërë kohën këmbëngulin që të tregohen si drunj të mbushura me fruta, e në fakt, janë vetëm drunjë të zhveshura dhe të braktisura, ku folenë e bëjnë kërmëngrënësit? Po shkelim në vitin e shtatë të sundimit të tillë, ndërsa sundimi vazhdon edhe më tej të lëviz me ndihmë të gënjeshtrave dhe manipulimeve. Gënjeshtra më e madhe ishte kontesti me emrin, me të cilin tashmë shtatë vite i maskon dubiozët e vet.

Para gjashtë viteve, problemi me emrin ishte rrugës për t’u shuar, por erërat antike sërish e ndezën. Të huajt vazhduan të na inkurajojnë se u kemi dhënë dinamikë reformave, se kemi bërë progres, se po lëvizim drejtë kahjes së duhur, duke besuar se nëse e zgjidhim emrin, të cilin edhe për to është ngarkesë morale, lehtë do të na vendosin në udhëzojnë
Muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse përfundimisht do të zgjidhet ky problem, që vet pushteti plotësisht e fryen, apo kjo do të jetë edhe një gënjeshtër, me çka, sigurisht do të hyjmë në një fazë më të pasigurtë. Para disa viteve, shumica mendonin se është herët për biseda, por tani u bë vonë për heshtje. Duhej që kryeministri të shkojë në kurs te Zaevi në Strumicë, e jo ta orientojë drejt Shutkës. Me siguri ai do ta mësojë se si është e mundur në një qytet të vogël të ndërtohen 48 fabrika të reja dhe shtatë qendra tregtare, me sipërfaqe prej 5.500 vende të reja të punës. Edhe atë në kushte të obstruksionit. E ne, për fat të keq, gjithnjë e më afër jemi Lindjes së Afërt.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button