Kompanitë gjermane dëshirojnë të bashkëpunojnë me ato të vendit

Kompanitë gjermane janë të interesuara për bashkëpunim me vendet e grupit CEFTA, në industrinë e tekstilit, elektrometalit, ushqimit dhe të automobilave, por edhe në ekologji, informon Oda Ekonomike e Maqedonisë, pas prezantimit të mbajtur në disa qytete gjermane.

Nga Oda, theksojnë se nga të gjitha vendet e CEFTA-s, Maqedonia është prezantuar si shtet me parametrat më të mira makroekonomike dhe kushtet më të mira për investime, para se gjithash në pjesën e politikës tatimore, mbështetjen institucionale dhe mbrojtjen e investitorëve të huaj.

“Perceptimi për korrupsionin tek ekspertët gjerman, gjegjësisht tek Agjencia gjermane për eksport dhe tregti, tashmë po shkon në drejtim pozitiv. Prej të gjithë gjashtë vendeve, Maqedonia u prezantua si vend me nivel më të ulët të korrupsionit dhe u rekomandua si shtet me rregullativë më të mirë për investim, theksoi Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button