Luftojeni celulitin në këtë mënyrë

Nëse ju mundojnë shtresat dhjamore në këmbë dhe kofshë, sulmojini ato në të gjitha frontet.

Ushtroni 
Lëvizja e pamjaftueshme është një prej arsyeve kryesore për paraqitjen e jastëkëve të vegjël joestetikë. Të dobishme janë ushtrimet specifike të drejtuara në zonat e përfshira nga celuliti, por edhe aktiviteti aerobik, ngasja e biçikletës, vrapimi, notimi dhe vallëzimi. Për të arritur sukses, ushtrimet duhen bërë rregullisht, më së miri për çdo ditë.

Kremrat 
Nëse nuk keni të holla për trajtime të shtrenjta, luftën kundër celulitit fillojeni me kremra. Ato i japin formë trupit dhe e reduktojnë perimetrin e tij, nxisin largimin e ujit dhe helmit nga lëkura dhe përmirësojnë gjendjen dhe e rrisin forcën e saj. Lyejeni lëkurën me krem, duke i bërë asaj edhe masazh edhe kur në produkt shkruan se mesazhi nuk është i nevojshëm. Do ta ngrohni lëkurën, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të përshpejtoni rrjedhën e oksigjenit.

Uji 
Pini shumë ujë, sepse lëkura e dehidruar krijon më shpejt celulit. Duhet të pini së paku dy, e madje edhe tri litra ujë natyral mineral pa gaz, të cilin sasi më të vogla e pini gjatë tërë ditës. Të dobishme janë edhe çajet e bimëve dhe supat jo të dendura nga perimet. Shmangni kafenë dhe alkoolin, sepse në mënyrë të fortë nxisin paraqitjen dhe zhvillimin e celulitit.

Ushqimi 
Themel i secilës metodë dhe trajtim për mënjanim të celulitit duhet të jetë mënyra e duhur e të ushqyerit. Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni në dietë: mjafton që nga menyja që hiqni ushqimin me yndyrë dhe me shumë erëza që ndikon në ngecjen e ujit në inde. Zgjidhni ushqime dhe shujta të lehta, reduktojeni konsumimin e kripës dhe hani sa më – shumë pemë dhe perime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button