“Kthesa” në regji të Petrit Nezirit, sot në Teatrin e Tetovës (FOTO)

Sot, 30 prill 2019, me fillim prej ora 20:00, në Teatrin e Tetovës do të paraqitet shfaqja diplomë “Kthesa”, në regji të Petrit Nezirit, transmeton Portalb.mk.

“Kthesa” e autorit Tankred Dost, në skenë shfaqet me aktorët: Arben Rasimi, Vullnet Ismani dhe Abdulla Osmani.

Shfaqja tenton të japë përgjigje rreth dilemës: “A është e lejuar të vrasësh për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës?”, përgjigje të cilën mund ta merrni sot.

Kthesa – është titull që brenda subjektit të veprës ngjall asociacione të ndryshme. Ka të bëj me kthesën misterioze në rrugën e cila gëlltit jetët e njerëzve, me situatën humane në atë kriminale dhe kanibali, me sistemin shtetëror në tranzicion që aplikon një gjendje apatike shoqërore.

Me “Kthesën” sot nis rrugëtimi i diplomimit të grupit të parë të regjisë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pranë Universitetit të Tetovës.

Shfaqja diplomë "Kthesa"
Shfaqja diplomë “Kthesa”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button