Studimi: Më i mirë pushteti se marrëdhënia?

Të kesh kontroll mbi të tjerët, është më mirë se të jesh duke bërë dashuri. Këtë e tregon një studim i kryer nga ekspertë nga Stanford University (Shtetet e Bashkuara), sipas të cilit, sa më shumë pushtet të ketë njeriu, aq më i pak i ekspozuar është ai ndaj stresit.

Dhe kjo, pikërisht, falë vetëdijes se  nuk ka nevojë të varet nga sjelljet e të tjerëve.Studimi i botuar edhe në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, tregon se njerëzit që drejtojnë, në përgjithësi ata me pushtet, paraqesin nivele më të ulëta të hormonit të stresit.

Duke marrë në analizë, nivelet e kortizolit, i cili njihet pikërisht si hormoni i stresit, studimi gjeti se ata që u përkasin radhëve të larta, e kanë atë në sasi më të ulët se të tjerët që varen prej tyre.Dhe faktor vendimtar, sipas shkencëtarëve, duket të jetë një ndjenjë e kontrollit ndaj të tjerëve.Kështu, lidhja mes pushtetit dhe paqes së brendshme, është e dukshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button