Kastrimi ua zgjat jetën

Shkencëtarët kanë zbuluar se kastrimi mund të jetë arsyeja për një jetë më të gjatë, vetëm se, kushton më shumë.

Kastrimi është heqja e organeve gjenitale dhe në të kaluarën zakonisht është përdorur si dënim, ndërsa personat e kastruar janë quajtur evnusë. Shkencëtarët kanë zbuluar se evnusët të cilët jetojnë në Kore  shekuj me radhë kanë jetuar më gjatë se të tjerët, edhe atë me një diferencë mjaft të madhe.

Ata thonë se hormonet seksuale janë përgjegjëse për jetën më të shkurtër te meshkujt. Dëshmitë vijnë nga një hulumtim i të dhënave gjenetike të anëtarëve të gjykatës perandorake të Dinastisë Koreane Çosan (1392-1910).

Në atë kohë, kastrimi i meshkujve në Kore zakonisht ka ndodhur për shkak të ndonjë aksidenti, mirëpo ndonjëherë edhe me qëllim i kanë kastruar ata që të mund të hynë në pallat. Evnusët kanë mundur të martohen dhe të adoptojnë fëmijë, por vetëm fëmijë të kastruar. Nga të dhënat e asaj kohe është zbuluar se evnusët kanë jetuar 14 deri në 19 vite më gjatë se sa të tjerët. Rreth 81 evnusë kanë jetuar më shumë se 100 vite./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button