Ronaldo: Mesi, më lart se Kristiano

Krahasimi mes Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos vijon të mbushë hapësirat mediatike. I fundit që ka përsëritur zgjedhjen e tij, është fenomeni Ronaldo.

“Nuk ka asnjë dyshim se ata janë futbollistët më të mirë të planetit, tha ish-sulmuesi, i cili ka veshur si fanellën madrilene, ashtu edhe atë katalanase. – Por, unë mendoj se Mesi qëndron pak më lart se Ronaldo. Ai ka shumë më tepër kreativitet. Edhe pse ai është argjentinas, unë e admiroj”, deklaroi fenomeni brazilian për rrjetin amerikan “CNN”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button