Pendarovski dhe Siljanovska shkojnë në rrethin e dytë zgjedhor, rezultat i ngushtë mes tyre (VIDEO)

Në konferencën e fundit për shtyp, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor thanë se Pendarovski dhe Siljanovska shkojnë në rrethin e dytë zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Dallimi mes tyre në vota është thuajse i padukshëm me as 1%. Sërish vendosin shqiptarët, në rrethin e dytë.

Në bazë të rezultateve të KSHZ-së deri në orën 23:30, nga 3512 vendvotime në gjithsej 3404 vendvotime ose në përqindje 96,92 nga gjithsej 696 467 vota të përpunuara dhe të vlefshme kandidati Blerim Reka ka marrë 75 915 apo 10,43 për qind, Siljanovska ka marrë 309 799 apo 42,55 dhe kandidati Stevo Pendarovski ka marrë 310 751 apo 42,68 për qind. Fletëvotime të pavlefshme kanë dalë 31 585 fletëvotime.

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mundën të votojnë në rundin e parë të zgjedhjeve të gjashta presidenciale në vend.

Lexo edhe: Numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale, ja si kanë votuar qytetarët (FOTO)

ORA 19.00 – Deri në ora 18.30 sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 662 827 persona apo në përqindje 39,71 % nga numri i votuesve të regjistruar, njoftoi në konferencë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk. Deri në këtë moment siç njoftoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski kanë ardhur të dhëna për 91,54 % nga vendvotimet në shtet.

Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

5,62% MË SHUMË SE NË REFERENDUMIN E VITIT TË KALUAR DERI NË ORA 18.30: 
Referendumi 2018 – 519.435 votues apo 34.09 %
Zgjedhjet presidenciale 2019 – 662 827 votues, apo 39,71%

***************************************************

ORA 17.30 – Deri në ora 17.00 sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 496 774 votues, apo 35.13 % nga numri i votuesve të regjistruar, njoftoi në konferencë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

6,3% MË SHUMË SE NË REFERENDUMIN E VITIT TË KALUAR DERI NË ORA 17: 
Referendumi 2018 – 455.771 votues apo 28.83%
Zgjedhjet presidenciale 2019 – 496 774 votues, apo 35,13%


 

********************************************************************************

ORA 15.30 – Deri në ora 15.00 sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 396 252 votues, apo 28.89 % nga numri i votuesve të regjistruar, njoftoi në konferencë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk. Deri në këtë moment siç njoftoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski kanë ardhur të dhëna për 77,51 % nga vendvotimet në shtet.

Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

6,33% MË SHUMË SE NË REFERENDUMIN E VITIT TË KALUAR DERI NË ORA 15: 
Referendumi 2018 – 334.075 votues apo 22.56 %
Zgjedhjet presidenciale 2019 – 396 252 votues, apo 28.89 %

******************************

ORA 13.30 – Deri në ora 13.00 sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 284 942 votues, apo 20.45 % nga numri i votuesve të regjistuar, njoftoi në konferencë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.Deri në këtë moment siç njoftoi zëdhënësi Admir Shabani, kanë ardhur të dhëna për 75,57 % nga vendvotimet në shtet.

Komunat që kanë jehonë më të madhe të votuesve janë: Prilepi me 35,2%, Novaci me 33,12%, Sveti Nikole me 31,10%, Negotina 29,02%, Probishtipi me 30,02%, Vevçani me 29,54 %, Demir Kapia me 32,75 %.

Komunat që kanë jehonë më të vogël të votuesve janë: Likova me 5,43%, Zhelina me 6,62% dhe Vrapçishta me 7,5%.

4,45% MË SHUMË SE NË REFERENDUMIN E VITIT TË KALUAR DERI NË ORA 13: 
Referendumi 2018: 261.473 votues apo 16 %
Zgjedhjet presidenciale 2019: 284 942 votues, apo 20.45 %

****************************************************

10.30 – Nga gjithsej 1.808.131 votues, deri ne orën 10 kanë votuar 6,16% apo 95.406, njoftoi Komisioni shtetëror zgjedhor në pres konferencën e parë për sot.

Në Sveti Nikole është dalja më e madhe deri në orën 10 prej 11.48 %, ndërsa në Likovë dalja është më e ulët është nën 1%, gjegjësisht 0,97%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button