Edhe FIFA e dënon Conten

Dënimi prej 10 muajsh suspendim për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte, është zgjeruar për të gjitha llojet e aktiviteteve në futboll, pas vendimit të marrë gjatë ditës nga FIFA.
Në gusht federata italiane e futbollit (FIGC) e dënoi Conten me vetëm 10 muaj suspendim nga aktivitetet e futbollit italian për shkak të pjesëmarrjes në skandalin e basteve Scommessopoli. Sidoqoftë, ky dënim nuk e ka ndaluar Conten ta jetë pjesë e stërvitjeve dhe të jetë në zhveshtoren e klubit për instruksione, derisa ka intervenuar sot FIFA.

FIFA aktualisht është duke rishikuar të gjitha vendimet e FIGC-së dhe mund të jetë e pritshme edhe rritja e dënimeve për të gjithë të përfshirët, por edhe të atyre që janë shpallur të pafajshëm, sërish bëhet fjalë për lojtarët e Juventusit si Leonardo Bonucci dhe Simone Pepe.

Vendimi për suspendimin e Contes nga të gjitha garat në futboll vjen pas dënimeve të shpërndara nga kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, për federatat e futbollit të Finlandës, Kroacisë, Koresë dhe Turqisë.

Juventusi e fillon sezonin në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat javën e ardhshme nën drejtimin e drejtorit teknik, Massimo Carrera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button