Vrasje në Agjencinë për Zbulim në Shkup

Jonçe Gruevski, pjesëtar i Agjencisë për Zbulim është gjetur i vrarë pasditën e djeshme në godinën e Agjencisë për Zbulim në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 ndërsa policia nuk ka bërë të ditura asnjë informacion. Akoma nuk dihet nëse personi ka bërë vetëvrasje apo dikush ka shtënë mbi të.

Jonçe Gruevski ka qenë pjesëtar i forcave speciale Tigrat si dhe i njësitit policor Alfa, ndërsa në Agjencinë për Zbulim ka filluar punë disa muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button