Kështjella nga Ismail Kadare

Kështjella, Ismail Kadare

Kështjella është vepër e Ismail Kadaresë e botuar më 1970 në Tiranë.

Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha.

Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. 

Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button