Real Madrid, “minierë” parash

Real Madrid ka mbyllur sezonin fiskal 2011-12 me të ardhura të mëdha që kapin shifrën e 514 milionë eurove, me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Sukseset e madrilenëve në fushën e lojës, ku në Spanjë arritën të thyenin hegjemoninë e Barcelonës përcillen edhe në aspektin financiar.

Të ardhurat e deklaruara janë një rekord historik, një shifër e paarritur më parë nga ndonjë institucion futbolli, teksa “Los Blancos” bëhen klubi i parë që kalon shifrën e të ardhurave mbi 500 milionë euro në industrinë e sportit. Megjithatë të ardhurat neto kanë qenë 24.2 milionë euro, që është 23.3% më pak sesa parashikimi për këtë periudhë. 

Kjo rritje shërben për të ulur rritjet e kostove në zërat e siguracioneve, taksave por edhe të evolimit të ekonomisë në tërësi.

Megjithatë pavarësisht kësaj shifre marramendëse të të ardhurave, deficiti i klubit të Realit të Madridit është ulur në 26.5%, duke prekur shifrën e 124.7 milionë euro.

Sipas parashikimeve pritet që në përfundim të sezonit 2012-13 të ardhurat të jenë 516.6 milionë euro, ndërsa të ardhurat neto 24.4 milionë euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button