Reali, ekipi më i madh sportiv për të ardhura

Real Madrid është bërë klubi i futbollit me të ardhura rekord prej më shumë se një gjysmë miliard euro në sezonin 2011-12, një rritje prej shtatë për qind.

Klubi madridlen ka deklaruar se ka fituar 514 milionë euro, ndërsa rekordi ishte 480 milionë euro, fitimi neto është 24 milionë euro. Por, ky përfitim përfaqëson njëkohësisht një rënie neto prej mbi 7 milionë euro nga sezoni i kaluar, kur “Los Blancos” fitoi ligën spanjolle.

“Merengezët” konfirmojnë se borxhi i saj neto ka rënë nga 169.7 milionë euro në 124.7 milionë euro dhe se ky borxh është në përputhje me kërkesat financiare UEFA-s për lojë të ndershme.

“Mbretërit”, të cilët prinë para rivalëve spanjoll, Barcelonës si dhe anglezëve, Manchester United në listën e të pasurve, thonë se shifrat e të ardhurave janë “Shuma më e madhe e ndonjë institucioni sportiv në Botë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button