Humb jetën shoqëruesi i Nishanit rrugës për në Ohër

Një automjet i Gardës shqiptare është aksidentuar sot paradite në afërsi të Peqinit të Shqipërisë me pasojë vdekjen e drejtuesit. Burime policore bënë të ditur për TvNews24 se automjeti i Gardës tip fuoristradë me targa Tr 4234 K ka dalë nga rruga pranë fshatit Lolaj në Peqin.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi.

I plagosur por jashtë rrezikut për jetën ka mbetur pasagjeri, Vilson Tabaku. Burime zyrtare nga njësia rajonale e qarkullimit rrugor në Elbasan, bënë me dije se makina ishte pjesë e eksortës që shoqëronte presidentin Bujar Nishanin për në Ohër, raporton Ballkanweb.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por dyshohet paraprakisht se shkak mund të ketë qenë rruga e lagur nga shiu dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte Zhuzhi./balkanweb/

Lajme të ngjashme

Back to top button