Fondacionit “Metamorfozis” dhe Qeveria nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për strategjinë e transparencës

Ministri përgjegjës për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari dje e kanë nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondacionit “Metamorfozis” për përkrahje në krijimin dhe realizimin e “Strategjisë për transparencë” të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Strategjia do të jetë rezultat i projektit rajonal ACTION SEE, i implementuar nga Metamorfozis dhe i përkrahur nga Bashkimi Evropian, i cili bën thirrje për aplikimin e praktikave të mira për transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha institucionet.

Strategjia për transparencë e Qeverisë do të shërbejë si mekanizëm për lidhjen dhe harmonizimin e gjithë dokumenteve strategjike dhe vendimeve ligjore dhe nënligjore të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kanë për qëllim përmirësimin e transparencës së institucioneve qeveritare, si dhe do e theksojë obligimin e tyre për transparencë. Vendimi për përgatitjen e kësaj Strategjie është marrë në seancën e rregullt të 126-të të Qeverisë.

Procesi i përgatitjes së “Strategjisë për transparencë” do të përfshijë analizë të gjendjes nga ana e ekspertëve, si dhe formim të grupit të përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante dhe shoqërisë civile, me qëllim që të përfshihen të gjitha palët e interesuara.

Për procesin konsultativ gjithëpërfshirës dhe inkluziv, përveç takimeve të grupit punues, janë parashikuar edhe diskutime publike me të cilat do të mundësohet pjesëmarrje e përfaqësuesve të sektorit shtetëror, civil, privat dhe institucioneve arsimore-shkencore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button