Gullit: Dua të bëhem trajner i Milan

Legjenda e AC Milanit, Ruud Gullit, do të dëshironte që një ditë të bëhej trajner i klubit ‘kuqezi’.
Legjenda holandeze ishte pjesë e “Grande Milan”, që fitoi të gjitha trofetë e mundshme në vitet 1980/90.

“Kam kaluar kohën më të mirë të karrierës tek Rossonerët,” tha holandezi dhe shtoi:”Do të jetë një nder në qoftë se ata më thërrasin mua për të drejtuar ekipin. Si mund t’i thoni jo një klubi kaq të rëndësishëm? Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, edhe pse ekipi është në duar të sigurta tani për tani”, siguroi Gullit, trajnerin aktual Massimiliano Allegrin.

“Kur unë zbarkova në Linate, m’u kujtuan kohët kur u largonin nga ky aeroport me Milanin për ndeshjet e Champions League. Mendova, kanë kaluar 25 vjet, por për mua më duket vetëm një vit”, përfundoi Gullit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button