Ende je vetëm? Shih mos i takon këtij grupi të femrave që i tmerron djemtë?!

Në qoftë se kohë më të gjatë po pyeteni se pse ende jeni vetëm dhe nuk keni gjetur një partner të përshtatshëm, ndoshta është koha të analizoni se mos ndoshta hapat e parë të lidhjes i keni të gabuara. Më poshtë ua paraqesim disa shprehi irrituese të cilat mund t’ju ndihmojnë të shihni se a i përkisni ju kësaj grupe apo jo.  

Nuk e mbyllni gojën
Disa femra, kur janë të shqetësuara flasin shumë. Të folurit e tepërt mund t’i largojë meshkujt nga ju pasi që askush nuk ka dëshirë të dëgjojë monologje. Ai do të ikë nga frika se çdo ditë do ta kalojë duke ju dëgjuar juve dhe monologjet e juaja.

Paratë e juaja janë vetëm tuajat 
Po, gjatë takimeve të para meshkujt kanë dëshirë ta qerasin femrën e cila u pëlqen dhe ju duhet t’ia lejoni këtë gjë. Mirëpo, ndonjëherë ofroni që ta paguani edhe ju darkën apo pijet. Nuk është mirë në qoftë se ju kalon në shprehi ajo që çdoherë të prisni nga ai ta paguajë llogarinë, do të mendojë se jeni koprrac dhe kjo nuk është një veti e mirë.

Pasqyra është mikja juaj më e mirë
Sigurisht që meshkujt dëshirojnë të kenë një femër të bukur dhe që kujdeset për veten e saj, mirëpo një femër e cila e tepron me kujdesin ndaj pamjes mund të jetë irrituese për ta. Në qoftë se ndaleni në çdo dritare të shihni veten, e korrigjoni grimin, flokët dhe vazhdimisht flisni për tretmane bukurie të cilat duhet t’i bëni, do ta largoni atë nga ju. Meshkujt pëlqejnë femra natyrale të cilat nuk shpenzojnë një pasuri të tërë për të qenë e bukur.

Shumë të afërt që në fillim
Komunikimi në fillim të lidhjes është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që duhet ta pyesni për disa gjëra që në këtë mënyrë të mësoni diçka më shumë për të, por kini kujdes të mos i kaloni kufijtë. Respektojeni atë dhe mos e pyetni vazhdimisht për ish-të dashurat e tij. Kur të jetë i gatshëm, do të flasë vetë. Përveç kësaj, nuk keni nevojë të zbuloni çdo gjë edhe për ju. Bëhuni pak më misterioze në fillim të lidhjes.

Menjëherë planifikoni jetë të përbashkët
Ngadalë. Sado që ju pëlqen dhe sado që mendoni se duhet sa më shpejtë të martoheni me të, mos flisni për një ardhmëri të përbashkët ose për martesë. Jepini njëri-tjetrit kohë për ta njohur njëri-tjetrin, do t’i vijë radha edhe gjërave  të tilla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button