Zjarri përfshin katedralen Notre-Dame në Paris

Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris, tranmseton REL. 

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.

Fotograftë në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ndërtesën gotike 850-vjeçare.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri thirrje urgjente për fonde, për të rinovuar katedralen.

Një operacion për shuarjen e zjarrit është në vazhdim e sipër.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, e përshkroi atë si “zjarr të tmerrshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button