Fëmija memec, mëson të flasë prej maces (VIDEO)

Falë maces Jessi një fëmijë i konsideruar memec filloi të flasë.

Nga goja e tij doli fjala “Të dua”. Lorcan Dillon është një fëmijë 7 vjeçar i prekur nga një sëmundje e quajtur “mutizëm selektiv”, patologji që i ndalon të flasë dhe të shprehë emocione.

Një ditë si gjithë të tjerat ama, fëmija nisi të shpreh fraza të qarta duke parë miken e tij të pandarë macen 2 vjeçare Jessi.

Nëna e tij Jayne e entuziazmuar nga dëgjimi i fjalës së parë të djalit të saj, pas vitesh të tëra pritje nuk po u besonte veshëve.

Fëmija jetonte prej vitesh në gjendje heshtje, i mbyllur në vetvete në një botë që kishte vend vetëm për të.

Macja Jessi e hyrë në familje prej dy vitesh, siç informon noa.al arriti që të bëhet pjesë e botës së vogëlushit, duke bërë që fëmija të flasë për të parën herë.

Jessi u bë e famshme dhe siç informon noa.al bëri që shumë televizione të interesohen për këtë çështje dhe ndërsa shumë mace largoheshin para të huajve, ajo nuk u largua për asnjë moment nga krahu i Lorcan edhe kur gazetarët i afroheshin.

Nëna e fëmijës 7 vjeçar deklaroi për mediat se macja duket se e kuptonte rolin e saj për të qëndruar në krah të Lorcan , duke e cilësuar si një mace të jashtëzakonshme dhe me përgjegjësi të paimagjinueshme.

“Para pak ditësh gjeta djalin që i lexonte një përrallë Jessit ku ndër të tjera i thoshte se e donte shumë, dhe macja e dëgjonte me kujdes”, shprehet zonja Dillon.

Mësohet se Lorcan ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe se kishte rënë në gjendje mutizmi prej thuajse 3 vjetësh, ndërsa prindërit tashmë besojnë se fëmija e ka kaluar sëmundjen dhe shpresojnë që të fillojë komunikimin normal edhe me njerëzit, përveçse me macen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button