Moda – Dimri 2012, ngjyra dhe vetëm ngjyra

Kriza ekonomiko-financiare e cila ka mbërthyer shumë vende evropiane, dhe që pritet të ‘egërsohet’ në muajt në vazhdim, duket se i ka bërë dizenjuesit e modës që të mendojnë t’i bëjnë njerëzit të duken më të gëzuar me veshjet që do të veshin gjatë stinës së dimrit.

Për këtë arsye, tendenca e këtyre të fundit për sezonin e ftohtë i cili nuk është edhe aq larg, janë ngjyrat dhe vetëm ngjyrat.

Të cilat janë shfaqur dukshëm në sfilatat më të fundit të modës për ekspozimin e veshjeve të sezonit dimër 2012.

Kriza duket se hedh ngjyra të ndritshme në veshjet tona, kundër humorit të keq që ajo na sjell.

Madje edhe kur zgjedhim ngjyrën e zezë.

Sipas dizenjuesve të modës, bluja, e gjelbra, por edhe e kuqja janë kryefjala e veshjeve dimërore.

Larg grisë apo kafes, që kanë qenë tradicionale për të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button