7 arsye pse duhet të putheni me të dashurit tuaj

Puthja është përputhja ideale në raportet dashurore konfirmojnë ekspertët, duke shtuar se rrit kënaqësinë e çiftit.

Për më tepër është edhe një nga gjestet më romantike në çift, por jo vetëm.

Puthja konsiderohet një mjet i rëndësishëm informacioni, dhe jo vetëm një akt pasioni.

Nëpërmjet puthjes ekspertët e Fox News tregojnë se të dashuruarit mund në një farë mënyre të studiojnë puthjen dhe ta vlerësojnë atë.

Mund të kuptojnë se sa intensive dhe me pasion është dhënë dhe të vendosin më tej nëse duhet ta zgjasin këtë moment.

1- Puthja tregon gatishmëri për akt seksual dhe meshkujt në mënyrë të veçantë e përdorin puthjen romantike për të joshur partneren.

2-Puthja konfirmon fortësinë dhe plotësinë e raportit, si një shenjë angazhimi.

3-Tregon nevojën për dashuri nga partneri.

4-Puthja shërben edhe si një shenjë paqe apo pajtimi pas një zënke në çift.

5- Puthja zgjon dëshirën e zjarrtë me shkëmbimin e testosteronit, hormonit seksual mashkullor.

6- Shton prodhimin e lëndës që zgjon dashurinë dhe romanticitetin në tru.

7-Zgjon eksitimin dhe rrit dëshirën seksuale si te meshkujt edhe te femrat.

Kështu që puthni sa më shumë, sepse përfitoni më shumë intimitet me partnerin, unifikim me të dhe kënaqësi pafund.

Lajme të ngjashme

Back to top button