Zbuloni 14 sekretet e saj

Femrat janë qenie misterioze të cilat i ruajnë sekretet shumë mirë, madje edhe nga vetja e tyre, ndërsa në qoftë se mendoni se nuk ka sekrete në lidhjen tuaj, atëherë lexoni më poshtë sekretet të cilat femrat i ruajnë me shumë kujdes.

1. Femrat i ruajnë kujtimet nga lidhjet e mëparshme
Ndoshta partnerja juaj nuk vuan nga partneri që ka pasur para jush, por me siguri që ruan ndonjë letër dashurie apo detal tjetër nga e kaluara. Mos u shqetësoni, sepse ato vetëm i përkujtojnë femrat se sa kanë përparuar në jetë.

2. Partnerja juaj ndonjëherë edhe ju urren
Nuk ekziston femër e cila kohë pas kohe nuk e urren të dashurin e saj për shkak të arsyeve të ndryshme. Thjesht, për to është e natyrshme një gjë e tillë.

3. Kontrollë
Nuk ekziston femër e cila nuk ka dëshirë të interesohet për punët intime dhe private të partnerit.

4. Pa  dhurata?!
Kur e dashura juaj ju thotë se nuk dëshiron dhuratë për ditëlindje apo diçka të ngjashme, dijeni se po ju gënjen.

5. Kur janë vetëm, çdo femër është mbretëreshë
Kur partnerja juaj është vetëm në shtëpi, ajo këndon, kërcen, imiton Beyoncen apo Madonnën e kështu me radhë.

6. Femrat fantazojnë shumë shpesh
Ndoshta asnjëherë nuk do t’ua pranojnë këtë, por femrat fantazojnë shumë, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ngjarje të rëndomta të përditshme, apo për ndonjë moment në krevat.

7. Fshehtësia e dushit të gjatë
Në qoftë se ndonjëherë jeni pyetur se pse e dashura juaj kalon  gjatë kohë nën dush, atëherë e vërteta është shumë e thjeshtë. Kjo për të është ikja e vetme nga realiteti dhe koha kur i kushton rëndësi vetëm vetes.

8. Femrat kalojnë shumë kohë para pasqyrës
Ato dëshirojnë ta analizojnë fytyrën dhe trupin e tyre, madje edhe detajet më të vogla.

9. Emri i dytë i shopingut është obligim
Meshkujt e perceptojnë krejt ndryshe shopingun. Për femrat, përveçse ajo paraqet një kënaqësi, shopingu është edhe obligim.

10. Femrat dinë të dashurohen në  femër tjetër.
Ndoshta do të befasoheni, por ndonjëherë disa femra mund të dashurohen te ndonjë femër tjetër. Nuk bëhet fjalë për dashuri klasike, por interesim për stilin, sjelljet dhe mënyra e jetesës.

11. Kur i pyesni se a ka veshur diçka të re…
Atëherë shumica e femrave do t’ju thuan “jo”. E më pas mund edhe të hidhërohen se pse nuk e keni vërejtur fustanin e saj të ri 🙂

12. Ato dëshirojnë të ndihen të dëshiruar nga meshkujt
Femrave ju vjen mirë kur kanë vëmendje nga mashkulli, si dhe kur ai shpreh pasionin që ka ndaj saj.

13. Dëshirojnë t’ju ndjekin në Facebook
Disa femra vazhdimisht kontrollojnë profilin e partnerit të tyre në Facebook. Shumica e bëjnë këtë jo nga xhelozia por nga arsyeja se dëshirojnë dëshmi se pa të nuk funksiononi si duhet.

14. Femrave ju pëlqejnë filmat pornografik
Disa skena erotike të cilat nuk janë të vrazhda nuk i lënë femrat indiferente./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button