Manhattan: Rikujtohen muslimanët hero që ndihmuan hebrenjtë

Në një kohë të armiqësisë dhe mosbesimit mes shumë hebrenjve dhe myslimanëve, Kolegji i Manhattan-it i quajtur Qendra për holokaust, gjenocid dhe studime ndërfetare na kujton bëmat  heroike të një kombi mysliman i cili ka strehuar hebrenjtë nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

BESA: “Shqiptarët myslimanë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”, një dokumentar i cili shfaqet prej tani deri më 15 dhjetor, dhe përmban fotografi nga Norman Gershman të familjeve shqiptare myslimane dhe pasardhësve të tyre, të cilët strehuar çifutët gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë.

Besa është një kod etik shqiptar që përkthehet “për të mbajtur premtimin.” Është një kod i mirësjelljes që bashkon të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja. “Nëse dikush trokit në derë, pa marrë parasysh kush, ata kanë për obligim të kujdesen për atë person”, shpjegon z.  Gershman.

Zotëri Gershman udhëtoi për në Shqipëri, duke fotografuar familjet myslimane që shpëtuan hebrenjtë. Fotografitë tregojnë disa gjëra personale të cilat familjet ende i ruajnë nga hebrenjtë të  cilët i strehuan. Shumë nga hebrenjtë ikën për në Izrael duke lënë prapa gjërat e tyre të çmuara – Librat e lutjes, objekte fetare – me shpresë se ata do të kthehen për t’i marrë të njëjtat në një kohë më të sigurt, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.

Peripecitë e historisë nuk kanë qenë të lehta për tërë Ballkanin. Menjëherë pasi që gjermanët u mundën, Shqipëria u zhyt në Jugosllavinë komuniste, ku feja ishte e jashtëligjshme dhe komunikimi me botën e jashtme u shndërrua në krim. Shumë familje humbën kontaktet me miqtë e tyre hebrenj dhe kishin shumë të dashur të tyre të cilët ishin të burgosur.

Në ndërkohë, ka shumë raste të individëve të fshehur hebrenjtë në të gjithë Evropën, por edhe në familjet myslimane shqiptare të cilët kanë adoptuar familje hebreje në familjet e tyre. Çuditërisht, në këtë gjë participoi edhe qeveria, duke siguruar dokumente të rreme për hebrenjtë që kishin ikur për në Shqipëri në kërkim të strehimit.

Baba Haxhi Dede Reshatbardhi rikujton kryeministrin shqiptar në atë kohë Medi Bej Frashërin dhe fjalët e tij :  “Të gjithë fëmijët hebrenj do të flenë me fëmijët e tu, do të hanë ushqimin e njëjtë dhe së bashku do të jetojnë si një familje” . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button