Didaktura e mesatares

Përfundimisht në sallën e kinemasë afër kuzhinës sime arriti “Qielli i Hekurt”, mrekulli e rrallë e filmit finlandez, i cili sikur çdo pritje tjetër me pasion, përfundoi me ftohje të shpejtë pas shfaqjes së 15 minutave të para. Aq duheshin për kuptimin komik për nazistët e anës së errët të Hënës që të noton nga humori ideor i absurdit dhe të fundoset në stereotipin e aventurës së parashikueshme. Por, megjithatë, të paktën sipas rekomandimit subjektiv, filmi i Timo Vuorensola është rekomandim i ngrohtë për dëgjim, jo për shkak të tingujve mistik të E.T nazistëve të vegjël të gjelbër nga gjithësia, por për shkak të saundtrakut të ri të bendit slloven “Lajbah”.

Shoqërimi me “fantjetën” e Lubjanës vazhdoi në Youtube, duke udhëtuar prapa në kohë, deri në fillim të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, në vet fillesat e ekzistimit të tyre, si pjesë përbërëse e Neue Sloëenische Kunst (NSK). Mbrëmje e këndshme nën nxitim të kujtesës nga kohërat e bujshme kur NSK shokoi gerontoracinë jugokomuniste dhe LSRJ (guglo, rini) me afishet e tyre për Ditën e rinisë, stajlingun e anëtarëve të bendit, intervistat provokuese për “Rininë”, protestat në Kumanovë kundër “ruajtësve austriak të stallës së kuajve” etj. 

I tmerruar nga shekulli i ri që është në lindje e sipër, mendja socrealiste e kohës nuk mund ta kuptonte fijën e hollë të artistëve të rinj. As provokimin sublimor të fshehur në fotografinë e tingullit në të cilën gërshetohen nibelungizmi vagnerian dhe uniformimi sllav, dyshimet mes identitetit të trashëguar në gjak dhe identitetin e pranuar sipas përcaktimit ndaj bashkësisë së re ekonomike-kulturore që po lind. Duke manipuluar me manifestimet eksterne dhe ekstreme totalitare të skajshmërive të vagnerizmit dhe bolshevizmit, në vend të refuzimit dhe ngritjes se gardhit në mbrojtje të identitetit “Lajbah” e nënvizoi idenë evropiane si konstante në frymën e Sllovenisë, e pathyeshme nga shpërthimet periodike të çmendurive ideologjike nga Lindja apo Perëndimi. NSK dhe “Lajbah” ishin njëfarë kohe interpretues kulturor të shpirtit nacional të kohës, të vetdijës dhe politikës së re të Sllovenisë në fund të RSFJ-së dhe tranzicionit në BE. Me këtë rast, duke ruajtur veçurinë nacionale dhe identike, e paraqitur si personazhin e një vajzeje e vendosur në supet mes Alpeve. Me tinguj të shoqëruar nga kënga “Asgjë nuk do ta ndryshojë botën time” në videon e Bitëllsave “Across the universe” e kënduar në mënyre të mrekullueshme nga e stërbukura Anja Rupel. Nga aspekti politik, qasja e tillë e Sllovenisë si pikë-takimi përfituese mes horizonteve të ndara në kontinentin e vjetër u pranua me aprovim dhe njohje në lindje e perëndimit të Vjenës. Dhe po, i mundësoi t’i zgjidh problemet me Greqinë e saj. a.q Austrinë dhe çështjen e Korushkës. Tjetra është histori e lindur nga shpirti i një kulture e ushqyer me kujdes.

Por, për dallim nga fundi i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar dhe zhdukjen e atëhershme të diktaturës tashmë të dobësuar të RSFJ-së, pikëpamjet e sotshme alternative apo lëvizjet në Maqedoni janë njëfarë pasqyre e përcaktuar e pushtetit autoritar të “Ilindeska” P.N. edhe përkundër popullaritet të termit, për shkak të përvojës personale dyvjeçare të të jetuarit në sistem të diktaturës klasike, gjithpërfshirëse, të çmendur e te llojit oruelian, doemos duhet të konfirmoj se fryma e tanishme qeverisëse tek ne, gjithsesi, e autoritar, i fortë, armiqësisht i orientuar ndaj kundërshtarëve të vet, konzervativ, i krisur. Por, më vjen keq për dëshpërimin, megjithatë, ai është larg nga ai diktatorial dhe i tillë do të mbetet derisa nuk mbyllet edhe kafiteria e fundit në Shkup. 

Anash fiksimi me Alte Balkanische Kitsch në megalomaninë arkitektonike dhe kali-klasicizmit si metafoni nënvetëdije për popullin e kalëruar, absolutët e rinj edhe ashtu nuk dallohen me ndonjë ikonografi të veçantë mas-kulturore. Gjithçka është e aftë ky pushtet autoritar të paramendojë janë spin-of versionet periodike të këmishëzave të zeza, propagimit diletant te post-nacionalsocializmit Konrad Adenaurian dhe Goebelsave mideal ne krize ideniteti mes Afrimit dhe Boratit.  

Në pako me kopjet e dhimbshme jugore të Vagner-bollshevizmit vendor në formë të një pakice të studentëve koprac të rinj të veshur si Aleksandar dhe Hefastion antik dhe trashëgimtarët e tyre partizan Mirko dhe Sllavko. Nga ana tjetër, të gjithë këta katër, tinëzisht të shpërndarë rreth shatërvanit, syqelë duke pasur kujdes që të mos kujtojë ndonjë vajzë ta zgjojë opinionin konzervativ duke paramenduar se është Anita Ekber në filmin “Dolçe vita”.
Ideologjikisht jo sa duhet i përgatitur dhe shpirtërisht jon sa duhet i guximshëm për të qenë djathtist i fortë, pushteti po ikë në absolutizëm didaktik të mesatares përmes hipermoralizmit dhe mbajtjes së leksioneve për prindërit shoqëror, ndaj të cikës, në të shumtën e rasteve as vet nuk përmbahet. Ndarja e tillë e shfaqjes së jashtme dhe tragjikomedisë së brendshme pasqyrohet përmes “tradhëtisë” subtile që dalin në sipërfaqe dhe japin natyrën e vërtetë të përleshjes së brendshme. Prej këtu, sikur edhe në filmat e Tinto Bras dhe Liljana Kavani, nuk duhet të na befasojë prania e “çupëzat e ditës” (cucki na depot) në mediumet proqeveritare, si shtesë e natyrës aseksuale e fetishit djathtist. Që hedh edhe dritë të re mbi natyrën e fiksimit me personazhë maçoistë të opozitës.

Autoriarinizmi i tillë gjysmake djathtist rrjedhimisht rezulton edhe me një opozitë gjysmake majtiste. Pas gjashtë vite sundim, ky pushtet ka zhvendosur qendrën politike thellë në sferën  djathtiste, me çka e detyron anën majtiste të duket si një version më i butë i rivalëve të vetë, që rezulton me disbalancim të ardhshëm shoqëror të vlerave dhe ofertave të besueshme. Adekuat me gjendjen edhe e majta e tillë i ka spin-of alternativat e veta, në personazhet e simpatizuesve të rinj të paleo-majtistes, nebare të transportuar nga koha e Çe Gevarës. E qëlluar në aspektin rinor me Markuze-n në mendje, “No passaran” afishe në dorë “Bandiera rosa” në gojë dhe vizë dhe master kartela në xhepat e farmerkave të shqyera me qellim, të blera nga babai dhe nëna. Të aftë që të debatojnë me orë të tëra për padrejtësitë sociale ndaj klasës punëtore, por gjithmonë në distancë të sigurtë fizike dhe higjienike nga kuartet e varfra ose viset rurale të shoqërisë, vezullojnë në shpresën mistike se revolucioni veç sa nuk ka ndodhur.

Në ndërkohë ky vit i mallkuar 1949 po zgjat, pa fund…

Utrinski Vesnik 02.09.2012                  

© PortAlb (përkthimi në shqip) 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button