Nokia Lumia 920, telefon me mbushës wireless

Nokia dhe Microsoft janë bërë gati për ngjarjen mediale në të cilën do të lansojnë modelin e ri të telefonit të mençur, i cili do të bazohet në sistemin më të ri operativ – Windows Phone 8.
Sipas “The Verge” thuhet se modeli i ri i telefonit të Nokia’së do të vijë me mbushës pa tela (wireless), duke përdorur standardin QI wireless power.

Detaj tjetër i rëndësishëm lidhur me Nokia Lumia 920 thuhet se do të jetë edhe kamera me 8 mega-piksel, si dhe memoria e brendshme me 32GB dhe 1GB RAM.

Për më shumë, Nokia Lumia 920 do të jetë i pajisur edhe me procesor dual core prej 1.5GHz, ndërsa i njëjti do të prezantohet zyrtarisht së bashku me pajisjet e reja të Nokia-së me Windows Phone 8./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button