Mega-transfer në Rusi! Hulk dhe Vicel në Zenit për 96 milionë euro!

Asi Brazilian Hulk nga Porto e kompletoi transferimin në Zenit për 50 milionë euro, që paraqet përforcim rekord në afatin kalimtar veror, i cili në Rusi zgjat disa javë më gjatë se në Evropë.

Porto nuk mund të rezistonte klubin e pasur të Sant Petersburgut, ndaj vendosi ta shes sulmuesin e tyre. Hulku 26 vjeçarë erdhi në Porto në vitin 2008, ndërsa në 103 ndeshje shënoi 54 gola.

Por, Zenit nuk u ndal vetëm me Hulkun, ata shkuan edhe më tej, dhe për 46 milionë euro solli belgun 23 vjeçarë Aksel Vicel nga Benfika, i cili është një talent i madh futbollistik, ku në Benfika erdhi nga Standard për vetëm 7.5 milionë euro, ndërsa tani e shet gjashtëfish më shtrenjt.

Dy futbollistët nënshkruan marrëveshje pesëvjeçare me Zenitin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button