“Kapital”: Benzina mund të arrijë 120 denarë

Çmimi nga 90 denarë për litër benzin eurosuper 98 së shpejti mund të arrijë 120 denarë, thuhet në analizën e “Kapital”, e bazuar në informata nga kompani të caktuara të naftës në vendin tonë.

Sipas burimeve të njëjta, çmimet e karburanteve në Maqedoni formohen tepër lirshëm, ndërsa për vetëm dy muaj eurosuper 98 u shtrenjtua për 10 denarë.

Për analistët e energjetikës dhe ekspertët është e palogjikshme që rritja e çmimeve të naftës në bursat botërore ti shtrenjton kaq shumë derivatet në Maqedoni.

Para katër vitesh, kur një barel naftë shitej për 147 dollarë, benzina në vendin tonë kapi atëherë shumën rekorde 82 denarë. Tani një litër eurosuper 98 kushton 90 denarë, ndërsa një barel nafte në bursat botërore kushton 115,5 denarë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button