Xhaka: Nuk festoj nëse shënoj gol ndaj Shqipërisë

Mesfushori me prejardhje nga Kosova që mbron ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se nuk do të festojë nëse shënon gol kundër Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Zvicra dhe Shqipëria gjenden në Grupin E të kualifikimeve dhe padyshim se do të ndeshen me njëra-tjetrën, ndërsa do të jetë interesante të shihet pasi shumë shqiptarë luajnë edhe në ekipin rival të kuqezinjve (Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi). 

Ndërsa Xhaka, i cili luan për Borussia Moenchengladbach, gjatë një interviste për RP Online ka thënë se dëshiron që Zvicra ta mposhtë Shqipërinë, por ka thënë se në rast se ai shënon gol, atëherë nuk do të festojë si shenjë respekti ndaj kombëtares shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button