Mamaja përzihet në gjithçka? Ja shenjat e ‘djalit të mamit’

Nuk ekziston ndonjë femër në botë e cila nuk kënaqet kur partneri i saj e do dhe e respekton nënën e tij, pasi që të gjithë e dimë se ajo është femra e parë në jetën e tij dhe se mënyra se si sillet me të reflektohet edhe në marrëdhëniet me partneren.

Por, përderisa disa meshkuj kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme me nënën dhe në mënyrë normale e shprehin respektin, kujdesin dhe dashurinë ndaj tyre, “djemtë e mamit” e vendosin mamanë e tyre në piedestal, duke e idealizuar atë dhe duke qenë tërësisht të varur nga ajo.
Në qoftë se shenjat të cilat ua paraqesim në vazhdim janë  karakteristike për sjelljen e tij, jini të sigurt se keni punë me një djalë të tillë.

1. Vazhdimisht e citon nënën e tij gjatë bisedave tuaja intime. Në qoftë se pothuajse çdo fjali fillon me “Mami im çdoherë thotë…” dhe vazhdimisht citon mendimet e saj, ai mendon se ajo çdoherë ka të drejtë dhe se ajo di çdo gjë. Kujdes nga meshkujt e tillë.

2. Tërë ditën flet me nënën e tij në telefon. Në qoftë se partneri juaj kalon shumë kohë në telefon dhe të shumtën e kohës ai flet me nënën a tij, atëherë duhet ta dini se ai hyn në këtë lloj të meshkujve. Në këto raste, nënat të cilat dëshirojnë të kenë kontroll të plotë ndaj djemve të tyre, përcjellin çdo hap të tyrin dhe kjo mund t’ju sjell probleme në lidhjen tuaj.

3. Kuptohet, nëna e tij di edhe detaje për jetën tuaj intime. Është normale që çdo lidhje të ketë momentet e saj intime, si dhe fshehtësitë e saj. Mirëpo, kur në lidhjen tuaj hyn edhe një person i tretë, nëna e tij, e cila i di të gjitha grindjet, të gjitha problemet intime, çdo gjest romantik tuajin apo të partnerit tuaj, atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm se partneri juaj është “djal i mamit”.

4. Madje edhe veshjet e tij të brendshme kalojnë nëpër duart e saj. “Djali i mamit” asnjëherë nuk do të rritet, e as që ai e dëshiron një gjë të tillë. Ai çdoherë do të presë që nëna e tij të kujdeset për të dhe ai të mos e lëviz as  gishtin e vogël kur janë në pyetje obligimet shtëpiake. Në qoftë se dëshironi të jeni me të gjatë tërë jetës, duhet të jeni të gatshme për atë se çfarë ju pret.

5. Çdoherë e zgjedh atë para jush, ia mban anën vetëm asaj. Mashkulli i cili ka krijuar një marrëdhënie tmerrësisht të afërt me nënën e tij asnjëherë nuk do t’ju vë juve në rend të parë. Edhe kur ju keni të drejtë për ndonjë gjë, ai çdoherë do t’ia mbajë anën nënës së tij me pretekstin se “E kam nënë”.

6. Ju krahason me nënën e tij. Në qoftë se çdoherë ju krahason me të duke thënë “Mami im e përgatit këtë ndryshe” apo “Mami im e lan në dorë këtë, jo në lavatriçe” atëherë ai  çdoherë do t’i krahasojë veprimet e juaja me ato të nënës së tij, gjë që do t’ju irritojë pa masë.

7. Sjellja e vendimeve pa ndihmën e saj është një problem i madh për  të. Mashkulli i cili ka ndërtuar marrëdhënie të shëndosha me nënën a tij, di të thotë “jo” për ndonjë vendim të sajin në lidhje me të dhe të sjellë vetë vendimet për jetën e tij. Nëse ju ndodh e kundërta, atëherë partneri juaj është “djalë i mamit” dhe jini të gatshme që tërë jetën ta kaloni me një person të papjekur dhe që nuk di të sjellë vendimet me kokën e tij.

8. Edhe në moshën 30 vjeçe jeton me nënën e tij dhe është financiarisht i varur nga ajo. Djemtë e tillë nuk shpejtojnë për  tu rritur, për tu bërë  të  pavarur financiarisht edhe pse ka hyrë në një moshë ku duhet ta formojë familjen e tij. Ai as që mund të paramendojë të jetojë pa nënën e tij, sepse çdoherë pret që dikush tjetër t’ia bëjë gati të gjitha gjërat në jetë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button