Ronaldo: Jam i pakënaqur me klubin

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka bërë pohime shokuese pas ndeshjes ndaj Granadas në Santiago Bernabeu, duke thënë se arsyeja pse ai nuk e festoi golin e 150-të jubilar në fanellën e Los Blancos ishte se ai ndihet i pakënaqur me klubin.

Portugezi ishte më meritori pse klubi i tij fitoi La Ligan sezonin e kaluar, por duket se tani gjërat kanë ndryshuar te klubi mbretëror. Nuk dihet arsyeja, por futbollisti më i kompletuar në botë, i cili është lënduar në po këtë ndeshje, ka pohuar të jetë i pakënaqur.

“Jam i pikëlluar për shkak të një çështjeje profesionale dhe klubi e din pse. Kjo është arsyeja pse nuk festova golat e mi, sepse jam i pakënaqur. Njerëzit në klub e dinë pse”.

“Nuk ka të bëjë me Iniestan dhe çmimin e fituar nga ai. Unë nuk dua të flas më për këtë, pasi dua të përqëndrohem te Portugalia. Ka gjëra më të rëndësishme se kjo. Njerëzit në klub janë në dijeni për këtë. Nuk mund të them më shumë”, ka delaruar Ronaldo pas ndeshjes.

Duket se Ronaldo është tejet i acarruar te klubi i tij, aq shumë sa që thotë se ka gjëra më të rëndësishme se klubi i tij. Këto deklarata të Ronaldos mund të jenë alarm për investitorë të mëdhenj si PSG dhe Manchester City./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button