Alonso e Hamilton përplasen, Button fiton çmimin e Belgjikës

Piloti i McLaren Mecedes, Jenson Button triumfoi në garën e 12-të të kampionatit të këtij viti në Formula 1, që u zhvillua për Çmimin e Madh të Belgjikës. Për britanikun kjo është fitorja e dytë në këtë sezon dhe e 14-ta në karrierën e tij, por ky triumf u bë edhe më i ëmbël pasi që kjo ishte gara e 50-të e Buttonit me bolidin e McLaren Mercedesit.

Britaniku u shpall fitues pasi që e përshkroi shtegun “Spa Frankorshamp” për një kohë prej 1 orë e 29 minuta e 8.53 sekonda.

Vendin e dytë me 14 sekonda pas tij e zuri kampioni aktual, Sebastian Vettel i Red Bullit, ndërsa i treti ishte Kimi Raikkonen i bolidit Lotus.

Britaniku ka dominuar tërësisht shtegun legjendar, ku deri më sot ai rezultatin më të mirë e ka pasur si i treti.

Kampionati i këtij viti në Formula 1 do të vazhdojë javën e ardhshme me Çmimin e Madh të Italisë, që do të zhvillohet në shtegun legjendar të Monzas.

Lajme të ngjashme

Back to top button