Arsenali fiton Liverpoolin me 2-0

Arsenali e ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën Premier dhe atë pikërisht ndaj Liverpoolit në Anfield Road, me rezultat 2-0.
Ishte ky një takim mjaft interesant, ku debutoi Nuri Sahin, i cili shfaqi një paraqitje mjaft të mirë, teksa ishin bashklojtarët e tij që dështuan në finalizim. Te Arsenali shkëlqyen transferet e reja, duke bërë të mos ndihet mungesa e Van Persiet.

Pjesa e parë ishte relativisht e baraspeshuar, por me disa raste shënimi për të dyja palët.

Arsenali filloi të shfaqej rrezikshëm me hapjet e Giroud, por mbrojtja e Liverpoolit ishte e pathyeshme në fillim të takimit, ashtu sikurse e Arsenalit.

Pas një aksioni shumë mirë të organizuar, Santi Cazorla e vuri bukur në pozitë shënimi Lukas Podolskin, i cili nga një pozitë e vështirë me të majtën realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Topçinjve (31’).Liverpooli nuk heshti dhe sulmoi. Më i rrezikshëm u tregua Sterling, i cili qëlloi shtyllën pingule.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, teksa në pjesën e dytë u zhvillua një skenar i njëjtë.

Rodgers largoi nga loja Borinin për të futur në lojë Steëard Doëning, që nuk u tregua ide e mirë, pasi edhe pas largimit të Sahin, i cili debutoi, ishte Lukas Podolski ai që ia ktheu borxhin Santi Cazorlas duke asistuar, teksa mesfushori spanjoll e dyfishoi epërsinë e Arsenalit në 2-0 (68’). Deri në fund Liverpooli tentoi të zvogëlojë këtë epërsi solide të Arsenalit, por The Reds dështuan.

Me këtë disfatë Liverpooli mbetet poshtë tabelës me vetëm një pikë, teksa Arsenali arrin në kuotën e pesë pikëve pas tri ndeshjeve pas fitores së parë të realizuar në Anfield. Arsenali vlen të përmendet se ende nuk ka pranuar asnjë gol./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button