Chelsea do të ofrojë 60 milionë euro për Falcaon

Si duket ekipi londinez, Chelsea pas humbjes në Superkupën e Evropës nga spanjollët e Atletico Madrid është përgatitur ta bëjë një çmenduri.

Siç raportojnë mediet nga ishulli, pas humbjes presidenti i “The Blues”, Roman Abramovich ka vendosur të sjellë në skuadër super-sulmuesin kolumbian, Radamel Falcaon, i cili i shënoi tre gola të kaltërve në fitoren e ekipit të tij me rezultat të thellë, 4-1.

Paratë që ofron miliarderi rus  për sulmuesin nga Kolumbia kapin shumën  60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse klubi madridlen do ta shes sulmuesin e tyre për këtë shumë pasi që ata lojtarin janë duke vlerësuar hiq më pak se 70 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button