City nuk bën lëshime

Manchester City ka shënuar fitore ndaj QPR-së në Etihad Stadium me rezultat 3-1, duke vazhduar startin e mirë të kampionatit.

Manchester City ishte dominant në sfidë nga fillimi por ekzistuan dhe momentet kur sfida ishte e barabartë.

Yaya Toure (16’) tregoi supremacinë e tij duke realizuar për 1-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë startuan më mirë mysafirët, të cilët shënuan me anë të Bobby Zamoras për 1-1 (59’).

Kjo epërsi e QPR-së zgjati vetëm dy minuta, pasi Edin Dzeko u kundërpërgjigji për 2-1 (61’), para se edhe asistuesi Carlos Tevez të shënonte për 3-1 (90’ +2).

Sfida përfundoi me rezultat 3-1, kurse City pas tri javësh të luajtura ka shtatë pikë dhe gjendet në vendin e dytë, ashtu sikurse WBA dhe Swansea./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button