Pazzini shkëlqen në fitoren e Milanit

Milani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në udhëtimin e vështirë te Bologna, që ishte dhe fitorja e parë këtë sezon

Pjesa e parë ishte me lojë monotone, e dominuar kryesisht në posedim nga kuq e zinjtë.

Të parët kaluan në epërsi Rossonerët. Giampaolo Pazzini u tregua i saktë nga pika e bardhë (16’), pasi nxori edhe vet penaltinë.

Në vazhdim Milani sulmon, por Bologna mbrohet mirë dhe Boateng dështon në disa raste me goditjet e tij.

Ishte Alessandro Diamanti ai që barazoi rezultatin në 1-1 (42’), po ashtu nga pika e bardhë.

Në minutën e 77-të përsëri Pazzini realizoi për 2-1 dhe (85’) për 3-1 dhe fitoren e kuq e zinjve.

Me këtë fitore Milani pas dy javësh arrin në kuotën e vetëm tre pikëve, pas javës së parë të humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button