Veturat luksoze të mbuluara nga pluhuri (Foto)

Në muajt e fundit, në rrugët e Dubait janë vërejtur makina të shumta luksoze, tek të cilat është mbledhur pluhuri. Këto skena tregojnë se kriza ekonomike nuk ka kursyer as të pasurit e shtetit simbol të jetesës luksoze.

Më shumë se gjashtëmijë automjete janë lënë në rrugë këtë vit, që është shifër më e lartë se e vitit të kaluar. Shumica e këtyre makinave janë më shumë se 20 vjet të vjetra dhe të gatshme për skrap, por ka edhe të tilla të prodhuara tash vonë e që ende mund të shërbejnë pronarët e tyre.

Megjithatë, pronarët nuk janë në gjendje të paguajnë koston, kështu që nga frika e burgut i mbyllin veturat dhe i lënë ashtu në parkingje ose në rrugë. Shumë prej këtyre janë të huaj që janë kthyer përgjithmonë në vendin e origjinës.

Çuditërisht, në rrugë janë lënë edhe veturat luksoze të firmave Ferrari, Audi, Jaguar, Mercedes Benz dhe BMW. Vitin e kaluar, shumica e makinave të braktisura janë shitur në ankandet e policisë. Një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar në hedhurina.

Lajme të ngjashme

Back to top button