Letër politikës

Malbranshi pohon, siç pohonte Spinoza, duke u nisur nga botëkuptimi etik: “Nuk është e mundur që zoti të ketë ndonjë qëllim tjetër përpos vetvetes. Vullneti i zotit mund të ketë qëllim vetëm për atë që është e mirë, atë që është absolute dhe e përgjithshme”. “Ajo që është e përgjithshme nuk është ndonjë përfytyrim i paqartë, ajo nuk është ndonjë grumbullim i ideve të veçanta, ose bashkim i sendeve të veçanta”… Pohimi i tyre, i cili për mendimin tim edhe sot shërben me të njëjtin vlerësim metaforik për politikën.

Tek ne, pra në ballkan është e mundur që politika t’i shërbejë njerëzve të politikës, por jo dhe shoqërisë që ua ka ënda për të pamundurën. E cila, njëherësh kjo zbardh shejtanllëkun e politikës së çështjes, që shkoqur duket se është kthyer pa kuptim kundrejt përgjegjësisë dhe etikës intelektuale duke i zhveshur tërësisht nga pikëpamja shpirtërore. Ky lloj pozicioni politik që mbjell vetëm rrezik e mos siguri nuk shërben për të mirën e shoqërisë, klasës akademike, por për interesin dhe çështjen e tyre jo shpirtërore që atyre u sjell dobi dhe të mira materiale në përgjithësi. Si pasojë e kësaj, kjo politikë nuk ka as më të voglin guxim shpirtëror të shquajë fenomenet e përgjithshme të shoqërisë për të mirën universale, sepse preokupim i tyre është tejngopja e tyre për t’u pasuruar e zotëruar.

Nuk shoh një politikë gjer më sot të ketë qenë reale dhe e arsyeshme, por më shumë një tendencë e pasigurt që na sforcon drejt heqjes dorë nga ambiciet dhe vullneti për jetë; kjo do të thotë tërthorazi të biem ndesh duke u bërë padrejtësisht armik me veten dhe njëkohësisht me tjerët. Kusht i domosdoshëm ky yni që na fton kjo politikë non sens. Dyshoj! Pra, absolutisht tek këta njerëz të ketë ndonjë substancë të përhershme për të përshkruar fenomenet dhe ndryshimet e nevojshme të shoqërisë brenda botës, por më tepër janë ftesë dëshpërimi gati për të gjithë. Këta njerëz të paktën për mendimin tim mund të jenë një “lloj njerëzor” për të cilën ende nuk kemi njohur mbi moralin dhe principet e tyre… Unë nuk mendoj se politika është lojë ose forcë ndaj forcës, por shërbim racional me njohuri të disponueshme drejt të mirës universale. Është një formë e mendimit të përgjithshëm pak a shumë që absorbon energji, forcë, vullnet dhe guxim të përbashkët njerëzor për të ndryshuar dritën në errësirë me anë të mendjes kolektive, e cila është e autorizuar të sjellë favore të nevojshme për mbarë shoqërinë.

Një politikë që nuk ka ide dhe shllim ideo-estetik për planet e ardhshme, atëherë ekzistenca jonë njerëzore doemos do t’i ngjajë një ironie të një nënshpirti të ndryshkur që pabesisht do të përplaset në fytyrë. Kjo ndryshkje është e pranishme tek shumë substanca të përkohshme që mendojnë vetëm për vetveten dhe humanizmin e tyre të shprehur me llafe boshe. Politika derimë tash nuk ka guxuar të qeverisë shtetin me anë të ideve transhandentale, ide këto që në thelb mund të ndryshojnë konceptin dhe logjikën e të menduarit shoqëror drejt një përvoje të avancuar intelektuale, e cila mbetet arenë e hapur për bindjet e vlefshme; që do të thotë se nuk kemi parë ide konkrete që burojnë nga klasa politike që vënë në lëvizje shoqërinë drejt progresit dhe vullnetit për jetë, por më shumë kemi parë ide që vakumojnë natyrën dhe ambiciet e individëve. Kundrejt kësaj politike duhet një shmangie universale ose një ringjallje të menjëhershme nga letargjia e tyre polare për t’i shmangur apo dënuar me besimin e votës. Ose me një unifikim drejt bindjeve të mëdha reformuese kundrejt bindjeve dhe premtimeve të tyre të neveritshme.

Nga këndvështrimi i konceptit liberal të pushteteve qendrore që frymëzoheshin nga John Locke dhe Monteskie; “qeveria më e mirë është ajo ku garantohet liria konkrete e shtetasve: ajo duhet të jetë një qeveri e moderuar, një shtet ku pushteti ka disa kufij, siç është modeli i regjimit përfaqësues anglez”. Sot politika ballkanike, për mua kryesisht është non grata. Meqë është e pranishme vetëm tek njerëzit që kanë vetëm materie, e shpirt jo, atëherë le të na bëjnë një nder të njerëzishëm: Të dorëhiqen nga imuniteti i tyre politik! Por megjithatë, politika non sens mbetet njëherë e përgjithmonë në borxh të përhershëm ndaj një shoqërie të emancipuar mjaftueshëm, dhe pikërisht për këtë, politika ballkanike mbetet veçse një shpirt i fjetur në qiejt e tokës dhe asgjë më shumë. Për të dalë nga ethet e depresionit, unë pushtetit qendror i preferoj në rend të parë të koordinojë veprimet e veta drejt rendit të përgjithshëm juridik, duke hartuar politika strategjike për rimëkëmbjen e organeve shtetërore që të funksionojnë korrekt dhe në bazë të vullnetit të ligjit, si dhe ndërkohë të harmonizojë strategjinë mbi ekuilibrin e ekonomisë midis shteteve për të mirën e shoqërisë, që tashmë dita-ditës po shkon drejt globalizmit.

Bujar Plloshtani, poet, publicist, philosophical essayist, president of artists association “Pushkin”

Lajme të ngjashme

Back to top button