Kënaqësitë e dobishme

Orgazma nuk është vetëm kontraktim i muskujve e cila sjell një kënaqësi momentale, por ka veprim shumë më të madh në organizmin tuaj, por shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm për këtë.

Ndihmon në qarkullimin e gjakut
Themeluesja e qendrës medicinale “UCLA” dr. Jennifer Bergman shpjegon se orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut dhe me këtë organet gjenitale furnizohen me gjak, çka ju ndihmon që të qëndrojnë në gjendje më të shëndoshë.

Është një lloj i ushtrimit kardiovaskular
Edhe pse nuk mund të jetë alternativë e ushtrimeve ditore fizike, orgazma paraqet një lloj aktiviteti. “Rritet të rrahurit e zemrës dhe shpejtohet qarkullimi i gjakut, ndërsa përmirësohen edhe funksionet tjera të frymëmarrjes”, thotë Bergman.

Përmirëson disponimin
Në qoftë se jeni të padisponuar, ndoshta pikërisht orgazma është gjëja që ju nevojitet për të qenë më pozitiv. Gjatë orgazmës lirohet endorfini, dopamini dhe oksiticinet, gjegjësisht hormonet të cilat ndikojnë pozitivisht në disponimin tuaj.

Flini më lehtë dhe më mirë
Kënaqësia që fitohet gjatë orgazmës ju mundëson edhe një gjum më cilësor. Një hulumtim i bërë mbi 1,800 femra zbuloi se 30% prej tyre përdorin marrëdhënien intime si qetësues natyral.

Ruan shëndetin e trurit
Orgazma nuk është e mirë vetëm për zemrën, por edhe për trurin. Sipas psikologut Barry Komisaruk, orgazma e ushqen trurin me oksigjen. “Gjatë orgazmës, femra pranon më shumë oksigjen se zakonisht”, shprehet ai.

Ilaç natyral kundër dhembjeve
Orgazma mund të shërojë migrenën dhe dhembjet gjatë menstruacioneve. Nëpërmjet të kontraktimeve lirohen toksinet gjatë ciklit menstrual, çka ndihmon në zhdukjen e dhembjeve.

Ul nivelin e stresit
Shumica prej nesh në përditshmëri jemi shumë të ngarkuar me obligime dhe thjeshtë, i lëmë pas dore gjërat pozitive për shëndetin tonë. Gjatë bërjes dashuri, koncentrohesh vetëm në një punë dhe kjo ndihmon në uljen e nivelit të stresit.

Ju jep shkëlqim natyral
Ka diçka që na bën të shkëlqejmë pas intimitetit. Hormoni DHEA (dehidrioepiandrosteron), sasia e të cilit rritet gjatë orgazmës mund ta bëjë lëkurën tuaj më të shëndoshë.

Ndihmon në shëndetin tuaj emocional
“Kur e kuptoni trupin tuaj dhe jeni të vetëdijshëm se jeni të aftë për t’u kënaqur, sjellni vendime më pozitive për lidhjen tuaj çka ju bën më të lumtur në jetë”, shprehet psikologu Barry Komisaruk./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button