Prej nesër fillon funksionimi i dëftesave të borxhit

Nesër starton dëftesa e borxhit që si instrument të ri e vendosi Qeveria që të mund kompanitë private t’i paguajnë kërkesat në marrëdhëniet debitore-kreditore.

Pritet që kjo të ketë efekte pozitive mbi disiplinën financiare të ndërmarrjeve. Vendoset me kërkesë të ekonomistëve për instrument të ri efikas për pagesën e kërkesave i cili do të kontribojë për zvogëlimin e llogarive të arritura të papaguara, përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë dhe forcimin e aktivitetit ekonomik në shtet.

Deftesa e borxhit paraqet dokument me të cilin debitori – shoqata tregtare e regjistruar në pajtim me Ligjin për shoqatat tregtare, jep pëlqim që pagesa e obligimeve të tij ndaj kreditorit të caktuar të kryhet me anë të rrugës së detyrueshme nga të gjitha llogaritë e tij tek të gjithë bartësit e qarkullimit pagesor. Nëse nuk paguhet nga mjetet monetare, dëftesa e borxhit si dokument përmbarues , mund të paguhet edhe nga një pronë tjetër. Dëftesa e borxhit nuk do të shfrytëzohet si instrument për pagesë të sektorit privat me shtetin.

Procesi për dhënien e dëftesës së borxhit është tërësisht i automatizuar dhe zhvillohet përmes sistemit të Regjistrit Qendror. Dëftesën e borxhit e përpilon noteri përmes Regjistrit të obligacioneve që e udhëheqë Regjistri Qendror.

Instrumenti është vendosur me qëllim që të evitohen borxhet e mëdha të ndërmarrjeve, me çka në fakt ruhen kreditorët nga borxhlinjtë e këqinj. Element tjetër i sigurisë është vula e noterit e cila kontrollon identitetin e nënshkruajtësve dhe autorizimin e organit kompetent për sjelljen e vendimeve për borxhin me çka evitohen procedurat gjyqësore për dëshmimin e autorizimeve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button